Ka magji në dashuri: në të gjithë botën njerëzit dashurojnë! Në emër të dashurisë këndohet, vallzohet, shkruhen poezi e tregime. Në emër te dashurisë krijohen legjenda e mite.
Në xhunglën e Guatemala-s, në Tikal, qëndron një tempull i ndërtuar nga mbreti Diell, mbret i një prej civilizimeve më të mëdha të Amerikës, Majat.
Emri i tij ishte Jasaw Chan K’awiil. Ai jetoi deri në moshën 80 vjeç edhe u varros në 720 pas Krishtit, nën rrënojat e këtij monumenti.
Në mbishkrimet e Majave thuhet se ai ishte shumë i dashuruar me gruan e tij. Për nder të saj, ai i ndërtoi një tempull përballë tempullit të tij.
Çdo gjë e llogaritur!
Çdo verë edhe vjeshtë, pikërisht në momentin e ekuinoksit, dielli lind pas tempullit të tij edhe me hijen e tij mbulon tempullin e gruas së tij të dashur.
Ndërkohë që dielli perëndon, hija e tempullit të saj mbulon tempullin e tij dhe hijet e tyre do të përqafohen.
Edhe pas 1300 vitesh, këta dy të dashuruar vazhdojne të prekin e puthin njëri-tjetrin nga bota e përtejme.
Dashuri që i rezistoi vdekjes!