Unazat e fejesës dinë të jenë shumë të ngjajshme me njëra-tjetrën, prandaj meshkujt shpeshherë e kanë të vështirë të gjejnë unaza më unike për t’ia dhuruar të dashurës.
Megjithatë, Instagram-i dhe Pinterest-i e kanë ndryshuar krejtësisht këtë gjë.
Ata janë duke e ri-shpikur unazën e “thjeshtë” të diamantit, por duke e bërë me pamje më moderne.
Kjo është unaza në fjalë, e cila deri tani ka marrë mbi 100,000 shikime, duke u bërë unaza më e popullarizuar në botë.
E ndërtuar enkas për pronaren Sylvia Billone, unaza është 1.22 karat, ndërsa çmimi i saktë i saj nuk dihet. /Telegrafi/