Telegrafi

Kjo është skuadra e parë që e siguron pjesëmarrjen në Serie A (Foto)

Skuadra e parë që do të marrë pjesë në Serie A sezonin e ri është Crotone.

Klubi nga Kalabria sonte e siguroi kalimin në Serie A pas barazimit me Modenan 1-1.

Skuadër tjetër që pritet të promovohet në Serie A është edhe Cagliari që është afër.

Për skuadrën e tretë do të mësohet vetëm pas ndeshjeve të play-offit.

Sa i përket largimit nga elita e futbollit italian tashmë matematikisht është larguar Verona, ndërsa rrugës është edhe Frosinone. /Telegrafi/