Telegrafi

Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Zagrebasit pësuan humbje me rezultat 2-0 kundër Juventusit në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës elitare evropiane për klube.

Lexo po ashtu Kundërshtarët e mundshëm të Realit, Barçës, Sevillas dhe Atleticos në LK

Levski Sofia e kanë humbur këtë ‘privilegj’ të cilën e kishte mbajtur në dhjetë vjetët e fundit në saje të zero pikëve dhe një goli të shënuar, transmeton Telegrafi.

Dinamo ka përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuar.

Lexo po ashtu Kundërshtarët e mundshëm të Arsenalit, Cityt dhe Leicesterit në fazën tjetër në LK

Ndryshe, ky po konsiderohet ekipi më i dobët në histori të Dinamos që prej pavarësimit të sportit kroat prej ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/