Bad News Eagles ka përfunduar garat për vitin 2022 në skenën profesionale të CS:GO, dhe tashmë si skuadrat tjera do të jenë në pushime për një kohë të shkurtër.
Ekipi shqiptar ishin mjaft të suksesshëm në vitin 2022, duke shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO Major, dy herë.
Në të dy turnetë Major, Bad News Eagles arritën që të futen në fazën ‘Legends Stage’, ku zënë vend vetëm 16 skuadrat më të mira.
Në Majorin e fundit në Rio ata arritën që të mposhtin ekipin më të mirë në botë FaZe, duke i eliminuar nga gara.
Bad News Eagles për vitin 2022 renditet në vendin e 17 –të në ranglistës botërore, dhe ky është një sukses i madh, pasi këtë po bëjnë pa ndonjë organizatë.
Gjithashtu ata fituan edhe çmimin si ekipi më i mirë për vitin 2022 për skuadrat e nivelit të dytë, apo e njohur në CS:GO si ‘Tier 2’.
Category #7 from our EU & CIS Tier 2 Awards for 2022.
Best Team of the Year
I awarded;
1st place to @_badnewseagles pic.twitter.com/5tCwi040Cb— Josh Nathan (@DwegCS) December 26, 2022
Ndërkaq për vitin 2023, ka zëra se Bad News Eagles tashmë kanë arritur marrëveshjen me një organizatë dhe kjo do të bëhet e ditur së shpejti. /Telegrafi/