Site icon Telegrafi

Kjo është pilotja e parë në Formula 1

Pilotja kolumbiane Tatiana Calderon do të jetë kolaudatorja e skuadrës Sabuer në Botërorin 2017 të Formula 1.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra zviceriane, përmes një mesazhi në “Twitter”. Calderon është 23 vjeçe dhe ka nisur të pilotojë që në moshën 8-vjeçare.

Që prej vitit 2012, ajo merr pjesë rregullisht në të gjitha turnetë për mosha që zhvillohen në Europë. Vjet, ajo u rendit në vendin e 21-të në GP3 Series, kampionat ku do të marrë pjesë edhe këtë vit, paralelisht me punën si kolaudatore e Sauber, në Formula 1.

“Jam vërtet e lumtur që i bashkohem skuadrës së sauber. Dua të falënderoj skuadrën dhe Monisha Kaltenborn (shefin e skuadrës), që më dha mundësi për të qenë pjesë e Formula 1. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re, që është një hap përpara për mua, për karrierën time. Po realizoj një ëndërr dhe shpresoj që një ditë të kem mundësinë për të garuar edhe në Formula 1”, tha Calderon në një deklaratë për mediat, transmeton 360sport.

“Formula 1 është maksimumi për çdo pilot, një platformë ku mund të përmirësohem çdo ditë si pilote profesioniste”, tha kolumbiania.

Exit mobile version