Në vitet e fundit jemi mësuar të shohim shumë lojtarë që simulojnë në mënyra të turpshme.
Arturo Vidal, një ndër protagonistët e këtij sezoni te bavarezët i ka shokuar të gjithë mbrëmë teksa ka bërë një veprim që është kritikuar nga të gjithë.
Në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Werder Bremen, ai simuloi në mënyrë qesharake në minutën e 70-të, duke fituar një 11 metërsh.
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Thomas Muller. /Telegrafi/