Site icon Telegrafi

Kjo është “njësia elitare ushtarake” e Talebanëve – ata do të dërgohen të luftojnë në zonën e Panjshirit

Lëvizja talebane ka publikuar një video propagandistike që tregon një njësi speciale të kësaj lëvizjeje, Badri 313, e cila mori pjesë në ofensiva të shumta gjatë luftës së kaluar midis ushtrisë afgane dhe lëvizjes tyre.

Videoja dhe fotot e njësisë speciale u shfaqën si pjesë e programit të Televizionit Kombëtar Afganistan, i cili tani është nën kontrollin e lëvizjes talebane.

Sipas raporteve të mediave, talebanët dërguan një mesazh në këtë mënyrë se kjo lëvizje ka ushtarë të pajisur dhe trajnuar dukshëm më mirë se në të kaluarën.

https://youtu.be/0Ue8lfjHnEs?t=1

Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se kjo njësi nuk mund të krahasohet me forcat speciale të vendeve perëndimore, por ato janë sigurisht më efikase se ushtarët e tjerë Talebanë, si dhe ushtria afgane, e cila ka treguar dobësinë e saj në luftën e kaluar.

Njësia speciale e Talebanëve Badri 313 është emëruar pas Betejës së famshme të Bedrit ku Profeti Muhamed a.s. mblodhi një ushtri prej 313 burrash dhe mundi një ushtri politeistësh.

Edhe pse nuk dihet ende sa ushtarë ka kjo njësi speciale, supozohet se numëron deri në disa mijëra njerëz.

Sipas shërbimeve të mediave talebane, kjo njësi do të dërgohet në rajonin e Panjshir për të ndihmuar luftëtarët e tjerë Talebanë në luftën kundër lëvizjes së rezistencës të udhëhequr nga Presidenti i vetëshpallur i Afganistanit Amrullah Saleh dhe udhëheqësi i ushtarëve të Panjshir Ahmad Massoud. /Telegrafi/

https://twitter.com/GeopolUpdates/status/1430055140791242752

Exit mobile version