Arlind Ajeti u ndëshkua me kartonin e parë të kuq në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte titullar për skuadrën e tij Frosinone ndaj Chievos në udhëtim.
Por llapjani nuk qëndroi në fushë më shumë se 18 minuta, pasi bëri një ndërhyrje tejet të ashpër ndaj sulmuesit Floro Flores dhe u ndëshkua direkt me të kuq.
Në këtë sfidë Frosinone humbi me rezultat të thellë 5-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rR1GCmAvW48