Ukraina është kombëtarja e parë që është eliminuar nga Europiani 2016.
Barazimi mes Gjermanisë dhe Polonisë në Grupin C, ia pamundëson kalimin në pozitën e tretë Ukrainës, pas humbjes 2:0 nga Irlanda Veriore.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Ukraina s’ka asnjë pikë, ndërsa Polonia e Gjermania kanë nga katër, ndërsa Irlanda e Veriut tri pikë.
Në xhiron e fundit, Gjermania luan me Irlandën e Veriut, ndërsa Ukraina me Poloninë.
Edhe nëse Ukraina mposht Poloninë, ndërsa Gjermania – Irlandën e Veriut, Ukraina eliminohet pasi ka pësuar humbje prej irlandezëve. /Telegrafi/