Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar një moment interesant nga jeta e tij kur ishte pjesë e luftës së UÇK-së.
Ai ka treguar se si Evgjeni Thaçi Dragusha, që është kandidate për deputetet nga PDK-ja, mbesa e presidentit, kur ishte e vogël i ruante ushtarët e UÇK-së kur bënin gjumë duke shikuar në dritare për lëvizjen e forcave serbe.
Kjo ka qenë një vajzë shumë e vogël në atë kohë, por ka qëndruar çdo herë me ne. Ka qëndruar në dritare duke shikuar dhe duke na ruajtur kur kemi bërë gjumë unë edhe axha i saj. Tash është shkolluar, ka përfunduar edhe master në Suedi, jo pse shkollat tona nuk janë të mira. Është e përgatitur dhe do t’ju përfaqësojë denjësisht”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se përfshirja në listë e Evgjeni Thaçi Dragusha është bërë me insistimin e tij.
Kjo është videoja e plotë e Veselit: