Mediat serbe assesi të pajtohen me faktin që Kosova është pranuar në FIFA, dhe se tani është anëtare me të drejta të plota dhe e barabartë me shtetet tjera.
Mediat serbe fajësojnë Fadil Vokrrin për deklaratën bombastike që e ka dhënë sot, duke deklaruar në kongresin e FIFA-s se Kosova është ndarë nga Serbia qysh në vitin 1991, transmeton Telegrafi.
Edhe pse sipas mediave serbe vendimi ishte i pritshëm, duke marrë parasysh faktin se disa ditë më parë është pranuar edhe në shtëpinë e futbollit Evropian, ishte deklarata e të parit të futbollit të Kosovës që u bë kryelajm në mediat serbe.
“Jemi ndarë nga Serbia në vitin 1991. Kemi organizim të mirë të kampionatit dhe Ligës. I mbajmë kampionatet me standarde dhe statuse të FIFA-s”, ka deklaruar Vokrri. /Telegrafi/