Xherdan Shaqiri nuk është ftuar fare për duelin e Stoke Cityt ndaj Manchester Cityt në Britannia Stadium.
Anësori shqiptar nga Kosova nuk do të luajë për shkak të një problemi në ije.
Duket se frika e trajnerit Mark Hughes duket të ketë qenë reale, pasi Shaqiri luajti edhe në javën e parë me dhimbje, shkruan Telegrafi.
Tash Hughes ka vendosur të mos e rrezikojë lojtarin e tij, duke mos e ftuar fare për duelin.
Shaqiri javën e parë shënoi një supergol për Stoke Cityn. /Telegrafi/