Telegrafi

Kjo është arsyeja e largimit të Smooya nga ekipi i Fnatic CS:GO

Fnatic ka vendosur snajperistin Owen “smooya” Butterfield në listën joaktive pas eliminimit të ekipit në CS:GO në fazën e grupeve në IEM Katowice, sipas një raportimi nga Luis Mira për Dexerto.

Ekipi i Fnatic arritën fazën e grupeve të “IEM Katowice” përmes “play-in bracket”, ku mundën Wisla Krakow dhe BIG. Gjatë fazës së grupeve ata e nisën mirë ecurinë e tyre më një përmbysje mahnitëse ndaj G2 Esports, por nuk arritën që ta vazhdonin duke humbur në ndeshjet e njëpasnjëshme kundër Faze Clan dhe Astralis duke u eliminuar nga turneu. Kjo siç duket ishte një nga arsyet e largimit të Smooya.

Por sipas një postimi shtesë të Luis Mira në Twitter, vendimi ishte marrë edhe para se skuadra te eliminohej nga turneu.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja pse Dementor u largua nga XTEAM

Reagime ka pasur edhe nga vetë lojtari i cili ka njoftuar në Twitter, që siç duket lajmin për largimin e tij nga ekipi e kishte kuptuar gjatë kohës kur po kthehej prapa në shtëpi.

Smooya i ishte bashkuar ekipit të Fnatic në tetor të vitit 2021, ku patën një rezultat të mirë duke arritur të fitojnë “DreamHack Open November”, më pas vazhduan të tregonin rezultate të dobëta si Smooya ashtu edhe ekipi i Fnatic.

Fnatic tashmë është në kërkim të një snajperisti të ri, sipas disa spekulimeve pritet të jetë ish-snajperisti i ekipit Complexity, Valentin “poizon” Vasilev./Telegrafi/