Një mashkull e ka shpërndarë në internet transformimin e tij të mahnitshëm, por gjithashtu ka treguar se si në të vërtetë mund të duket humbja e peshës.
Corey Patterson, që dikur peshonte 159kg, ka treguar se zakonisht është munduar ta fshehë trupin e tij prapa xhaketave të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Kishte mëngjese kur zgjohesha nga gjumi dhe shtiresha sikur jam i sëmurë vetëm që të mos shkoj në shkollë, pasi që nuk mund të ballafaqohesha me shakatë që më bënin”, ka rrëfyer Patterson.
Sidoqoftë, edhe pse kishte vendosur të humbë peshë, ai tani vuan nga lëkura e tepërt e mbetur.
“Kjo është ana e errët e humbjes së peshës”, thotë ai.
Corey brengoset se pamja e trupit të tij do e ndaloj atë të gjejë dashurinë e jetës dhe shpreson që është e mundur të largoj lëkurën e tepërt me operim.
Qysh nga shpërndarja e historisë së tij në Imgur natën e kaluar, postimi i tij ka mbledhur më shumë se 92,000 shikime. /Telegrafi/