Telegrafi

Kjo është 11-shja më e mirë e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve (Foto)

Jemi mësuar t’i shohim në formacion e xhiros së Ligës së Kampionëve.

Por, kësaj radhe Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Luis Suarez nuk janë përfshirë në ekipin e javës së ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Goal ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku disa prej lojtarëve vijnë nga skuadrat më të vogla evropiane.

Mesfushori i Arsenalit, Theo Walcott, portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, Dani Alves i Juventusit dhe Gerard Pique i Barcelonës kanë gjetur veten në mesin e më të mirëve. /Telegrafi/