Site icon Telegrafi

Kjo artiste tregon se si do të dukej marrëdhënia e saj nëse rolet gjinore do të ndërroheshin (Foto)

Pixy Yijun Liao, një artiste kineze, vë përball dinamikat gjinore zakonisht të socializuara midis burrave dhe grave në seritë e saj fotografike, Marrëdhëniet Eksperimentale.

E interesuar që të vëzhgojë se çfarë ndodh kur burrat dhe gratë ndërrojnë rolet e tyre gjinore, Pixy e vendos veten dhe Moron, një muzikant japonez me të cilin është në lidhje, në skenarë të ndryshëm që çiftet do të gjendeshin – por ndryshon pozitat e tyre.

Ajo merr rolin dominues, rolin e fuqishëm të mashkullit, ndërsa ai qëndron në rolin nënshtrues dhe të pafajshëm të femrës.

Plain Zebra shkruan se kjo seri flet për Kinën dhe mentalitetin e saj si një vend në lidhje me rolet e burrave dhe grave, përderisa Pixy shpjegon se rolet tradicionale gjinore ende vlerësohen shumë atje.

Pixy shton: “Duke u rritur, gjithmonë me kanë thënë se nuk ka nevojë për të punuar shumë, por se më e rëndësishmja është të martohem me një njeri që mund të me mbështes mua, të kem fëmijë, të jem nënë dhe grua.”

Gjenerata kanë kaluar nëpër këtë mendim që përforcon dhe ka ndikim në mënyrën se si njerëzit shihen në shoqërinë kineze, transmeton gazeta express. Për më tepër, këto foto janë një pasqyrim i marrëdhënies mes Japonisë dhe Kinës, të cilave Moro dhe Pixy u përkasin.

“Japonia dhe Kina kanë një histori të gjatë dhe të komplikuar”, thotë Pixy, duke shtuar: “Unë e shoh atë si [një] marrëdhënie dashuri-urrejtje. Është zakonisht e tensionuar, por të dy vendet kanë ndikim në njëra-tjetrin aq shumë.”

Exit mobile version