Telegrafi

Kishte veshur bluzë me mëngë të shkurtra në temperaturat që po mbretërojnë në 45 gradë, policia iraniane e moralit arreston burrin

Një video amatore shfaq momentin kur policia iraniane e moralit, arreston një burrë që kishte veshur bluzë me mëngë të shkurtra dhe po shëtitej nëpër qytet.

Policët shihen duke e prangosur, ofenduar dhe në një moment duke e rrahur burrin që kishte marrë guximin të thyej rregullat strikte të këtij vendi, sa i përket kodit të veshjes në temperaturat ekstreme të larta, transmeton Telegrafi.

Derisa në Teheran temperaturat kanë arritur këto ditë në 45 gradë Celsius, qytetarët nuk guxojnë të zbulojnë ndonjë pjesë të trupit pavarësisht se është shumë nxehtë.

E në parlamentin iranian aktualisht po debatohet rreth ligjit të ri që i përket veshjes së meshkujve, pasi autoritetet janë zotuar të zbusin masat sa i përket kodit të veshjes.

Në të konsiderohet veshje e papërshtatshme, nëse një mashkull vesh diçka më të shkurtër se beli sa i përket pjesës së sipërme dhe nëse ka pantallona që nuk mbulojnë nyjat e shputave të këmbëve. /Telegrafi/