Policia indiane ka njoftuar sot se ka vrarë tigrin e quajtur “Champaran”, pasi kishte mbytur të paktën nëntë persona.
Tigri u vra në një operacion të gjerë policor, ku morën pjesë mbi 200 persona, në mesin e tyre edhe gjuetarët e elefantëve, transmeton Telegrafi.
Kjo kafshë prej më shumë se një muaj terrorizoi banorët përreth rezervatit të tigrave në Champaran në lindje të Indisë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet lokale e cilësuan tigrin që kishte 4 vjet si një kafshë që mbyti shumë njerëz, që me votat unanime në fund votuan për ta mbytur.
Sipas të dhënave të autoriteteve indiane, mbi 220 persona kanë humbur jetën nga sulmet e tigrave nga viti 2014 deri më 2019.
Në Indi jetojnë rreth 70 për qind e popullatës së përgjithshme të tigrave, kurse në vitin 2018 ishin numëruar ku është konstatuar se janë 2.967. /Telegrafi/