Site icon Telegrafi

Kishte pritur gjatë për fitore – gjesti i Ricciardos që i emocionoi të gjithë (Foto)

Daniel Ricciardo triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Malajzisë, ndërsa këtë fitore ia dedikoi pilotit të ndjerë, Jules Bianchi.

27-vjeçari ishte mik i afërt i francezit, i cili ndërroi jetë në korrik të vitit 2015 (si pasojë e lëndimit në kokë që kishte marrë gjatë një përplasjeje në garën e një viti më parë në Japoni).

Aksidenti i Jules Bianchit (Marussia), në garën e Suzukas.
Lexo po ashtu Vdes piloti i Formula 1, Jules Bianchi

“Dua t’ia dedikoj Jules këtë. Kam pritur për një fitore, kam pritur që t’ia dedikoj atij. Jeta ime ndryshoi që nga ai incident. Jam skajshmërisht falënderues për gjithçka që kam”, ka deklaruar Ricciardo.

Lexo po ashtu Lëndimi i Bianchit lë në hije fitoren e Hamilton

Në garën e Malajzisë në dy vendet e para dolën pilotët e Red Bullit (Ricciardo dhe dhe Max Verstappen), pasi Mercedesi i Lewis Hamiltonit pati probleme me motorin.

Daniel Ricciardo fitoi garën për Çmimin e Madh të Malajzisë.
Lexo po ashtu Hamiltonit i dështoi motori, Ricciardo triumfon në Malajzi

Ndërkaq, Nico Rosberg (i cili zuri vendin e tretë) pati një aksident me Sebastian Vettel në fillim të garës, ndërsa në fundin e garës, për shkak të një parakalimi të dhunshëm ndaj Raikkonen, u penalizua me 10 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version