Paris Saint Germain është ndalur në një barazim zhgënjyes 1-1 nga Clermont në Parc de Princes.
Portieri italian i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, është kapur në kamera duke u debatuar me gjyqtarin e katërt për ndalesat e bëra nga Clermont. ‘Kjo është ajo që më thua?’
Reprezentuesi italian po fliste me gjyqtarin e katërt pas barazimit zhgënjyes 1-1 në shtëpi me Clermont Foot në Ligue 1.
Mysafirët në fakt kishin kaluar në epërsi me një përpjekje të devijuar të Habib Keita dhe për PSG-në shifrat i barazoi Goncalo Ramos pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Donnarumma ishte i zemëruar që u dhanë vetëm katër minuta kohë shtesë, por u zemërua pozitivisht me përgjigjen që mori nga gjyqtari i katërt.
“Kishit 90 minuta për të fituar ndeshjen”, i tha gjyqtari gjë që bëri Donnarumma të zemërohet edhe më shumë.
"C'est grave que tu me le dises comme ça !" 😡
Gianluigi Donnarumma très remonté contre le 4ème arbitre et les 4 minutes de temps additionnel accordées lors de #PSGCF63 🤐 pic.twitter.com/rIV43ujQyB
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) April 6, 2024
“Është shumë serioze që më thua mua. Unë pyes pse u dhanë vetëm katër minuta dhe këtë më thoni? Jo, kjo është vërtet serioze”, u shpreh Donnarumma me tone të ashpra.
Gjithsesi debati mes dyshes vazhdoi, derisa PSG tani në mesjavë do të takohet me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/