Më 28 nëntor të vitit 2014, në objektin e xhamisë së fshatit Geraj të Komunës së Preshevës, për nder të festës së Flamurit ishte ngritur flamuri kombëtar.
Kjo ka bërë që autoritetet e pushtetit serb, të marrin vendim për dënimin, një të adresuar në adresë të xhamisë dhe tjetri në adresë të imamit të saj, Nexhat Jasharit.
Sipas asaj që thuhet nga një lexues i Telegrafit i cili e ka dërguar edhe dënimin, bëhet fjalë për një dënim të përgjithshëm prej 32 mijë dinarë (rreth 260 euro). /Telegrafi/