Telegrafi

Kishin shkuar për të ndjekur spektaklin me aeroplanë në Argjentinë, shokohen të pranishmit kur një fluturake rrëzohet direkt në tokë

Ky është momenti kur një aeroplan i vogël përplaset direkt në rrugë dhe përfshihet nga zjarri, ku si pasojë dy persona që ishin brenda humbin jetën.

Gjithçka ndodhi disa sekonda pasi filloi eventi, ku veteranët e aviacionit po dhuronin spektakël me fluturaket në provincën Santa Fe të Argjentinës.

Ishte aeroplani i kohës sovjetike L-29 Delfin që po performonte para shumë të pranishmëve në Villa Canas të Santa Fe, kur u përfshi nga zjarri.

Spektatorët po shijonin performacën derisa aeroplani që lëvizte me shpejtësi prej 800 kilometra në orë, bëri një fluturim të ulët dhe kur u ngrit në ajër filloi të bie direkt në tokë.

Policia argjentinase ka zbuluar identitetin e pilotit dhe kopilotit, dhe ka bërë të ditur se ata kishin humbur jetën pa arritur në vendngjarje ekipet e shpëtimit. /Telegrafi/