Site icon Telegrafi

Kishin shkuar për muajin e mjaltit, zhduket çifti austriak pasi përmbytjet shkatërruan shtëpinë ku qëndronin në Greqi

Një çift austriak që kishin shkuar në muajin e mjaltit janë zhdukur në Greqi pasi shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpinë ku ata po qëndronin.

Shërbimet e urgjencës i kanë thënë BBC-së se janë në kërkim të çiftit dhe disa personave të tjerë të zhdukur, përcjell Telegrafi.

Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në çatitë e shtëpive të tyre pasi përmbytjet goditën fshatra të tëra.

Siç raportohet, më shumë se dhjetë njerëz dihet se kanë vdekur që kur stuhia Daniel goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë këtë javë.

Pronari i akomodimit, Thanasis Samaras ka bërë të ditur se çifti, nga qyteti austriak i Grazit, ishin martuar menjëherë pasi kishin mbërritur në pushimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version