Avioni me futbollistët e IFK Goteborg është dashur të ulej më herët sot në mëngjes pas vetëm gjysmë ore fluturim për shkak se mbante topa të fryrë.
“Ne kemi rreth 30 topa të fryrë në fluturim. Ne duhet të kthehemi dhe të ndalemi në Kopenhagë për shkak të rrezikut të shpërthimit të tyre. Pasi të aterojmë, topat duhet të shfryhen, gjë që do të zgjasë rreth 30 minuta. Kërkojmë falje për këtë ”, njoftoi kapiteni i fluturimit i cili më pas u detyrua të ulej në Kopenhagë.
Menaxheri i Goteborgut, Hannes Stiller, deklaroi se nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Den svenske fodboldklub IFK Göteborg måtte "nødlande" i København på vej til træningslejren i Allicante. "Nødlandingen" var nødvendig, fordi luften skulle lukkes ud af 30 oppustede fodbolde som ellers risikerede at eksplodere under flyveturen. #BoldDramahttps://t.co/Mvz8kVVkdu
— Ole Ryborg (@OleRyborg) February 2, 2023
“Ne po udhëtojmë si zakonisht, por diçka ka shkaktuar një reagim nga kompania ajrore. Dhe ata janë përgjegjës për atë që kanë vendosur në aeroplan”, ka thënë Stiller.
Fluturimi për në Spanjë vazhdoi në orën 12:40.
Kujtojmë se kampionati në ligën suedeze Allsvenskan fillon vetëm në prill dhe Hacken do të mbrojë kampionatin. /Telegrafi/