Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Goncalo Ramos ka treguar historinë tronditëse që e kishte pasur gjatë fundit të vitit të kaluar.
Historia e Ramos është tronditëse. Është vet ylli i PSG-së, i cili ka zbuluar vuajtjet e tij.
“Kam pasur një muaj të vështirë në dhjetor. Fillimisht u mora me një virus që më vonë u shndërrua në infeksion të zorrës së trashë”, ka thënë fillimisht Ramos në një intervistë për gazetën Record.
Filloi si një sprovë që zgjati shumë, shumë gjatë. Një sëmundje që e paaftësoi dhe e përkeqësoi fizikisht.
“Kisha gjakderdhje dhe të vjella për 20 ditë, në pamundësi për të ngrënë, me temperaturë shumë të lartë. Më duhej të shkoja në spital katër ose pesë herë dhe isha në terapi intravenoze. Kam humbur tetë kilogramë dhe, gjatë fazës së adaptimit në Francë, kjo nuk më ndihmoi”.
“Pastaj më duhej të rifitoja peshën në mes të sezonit, të bëja një parasezon në janar, gjë që nuk është e lehtë. Unë isha me fat sepse ishte një muaj më i qetë në garë, por ishte e vështirë të arrija rikthehem në ritëm pasi kam humbur kaq shumë peshë, kam filluar më 10 dhjetor dhe nuk kam stërvitur deri në datën 21”.
Gonçalo Ramos sur ses récents soucis de santé (Record) : "J'ai eu un mois de décembre compliqué. J'ai d'abord attrapé un virus qui s'est ensuite transformé en infection du colon. J'ai passé 20 jours à saigner et à vomir, sans réussir à manger, avec une fièvre très élevée. J'ai dû… pic.twitter.com/6tsRgWsG3h
— 𝗡𝗶𝗰𝗼𝗹𝗮𝘀 𝗩𝗶𝗹𝗮𝘀 𝗕𝗼𝗮𝘀 (@nicolas_vilas) March 19, 2024
Siç thotë Goncalo, sëmundja erdhi në një moment kyç për të. Ai kishte mbërritur në PSG në verë, një transferim me një blerje të detyrueshme dhe një pagesë prej 65 milionë euro, plus 15 milionë bonuse dhe ishte në një periudhë vendimtare për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.
Deri më tani këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola për francezët në Ligue 1 dhe tre në Kupën e Francës.
Më shumë probleme shëndetësore
Për më tepër, Ramos pësoi një rikthim të sëmundjes së tij dhe iu desh të ndalonte përsëri për një kohë. Një tjetër pengesë që e bëri të vështirë rikthimin e tij në fushat e lojës.
“Pata një rikthim në Krishtlindje, shkova në spital dhe deri në datën 30 nuk u stërvita më 100 për qind”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/