Site icon Telegrafi

Kingsley Coman mungon dy muaj!

Bayern München dje mori një lajm të keq nga kombëtarja e Francës.

Mesfushori Kingsley Coman ka dëmtuar një ligament në gjurin e majtë dhe gjithashtu kaviljen e majtë gjatë seancës stërvitore me “Gjelat“.

Francezi 20-vjeçar do të mungojë për rreth dy muaj për skuadrën kampione të Gjermanisë. Coman po përgatitej për dy ndeshjet e ardhshme të Francës, atë të Eliminatoreve të Botërorit 2018 me Suedinë dhe miqësoren me Bregun e Fildishtë.

Federata Franceze e Futbollit e konfirmoi zyrtarisht largimin nga skuadra të lojtarit ende në pronësinë e Juventus-it.

Exit mobile version