Telegrafi

Kinezja u mundua të kontrabandonte, por nuk ia doli dot – zyrtarët doganorë i gjetën 400 insekte ekzotike në valixhe

Një grua u kap duke u përpjekur të kontrabandonte në një aeroport ndërkombëtar në qytetin kinez, Guangzhou.

Ajo arriti në aeroportin e tretë më të madh të vendit dhe u bë dyshuese pasi “nuk mundi” ta ngrinte valixhen e saj në skaner. Makina zbuloi “anomali të çuditshme” dhe doganierët ndërhynë.

Pas inspektimit, autoritetet gjetën pako që përmbanin më shumë se 400 insekte, raporton metro.co.uk.

Shumë ishin gjallë dhe kërkonin një rrugëdalje nga valixhe dhe gruaja i fshehu nën një paketë me ushqime.

Doganierët numëruan 11 lloje të ndryshme, shumë prej tyre ekzotike, si brumbulli goliath.

Asnjë nga insektet e përmendura nuk mund të gjendet në Kinë dhe një shërbim i specializuar u thirr menjëherë në aeroport.

Ekipet e Zbatimit të Kufirit dhe Doganave atje kanë dyfishuar kontrollet në vitet e fundit për të luftuar tregun në rritje për kafshët shtëpiake ekzotike. /Telegrafi/