Gruaja kineze, e njohur me mbiemrin Leng, pati një lidhje me një biznesmen të martuar, i cili mbeti i vdekur në një aksident trafiku në vitin 2021.
Historia e saj ngjalli një debat të nxehtë publik dhe gjithçka filloi menjëherë pas aksidentit, raporton SCMP.
Një grua nga provinca Guangdong pohoi se vezët e saj ishin fekonduar me spermën e të dashurit të saj në një klinikë private. Embrionet e zhvilluara u ngrinë dhe më vonë u përdorën për ta lënë atë shtatzënë.
Në dhjetor të vitit 2021, ajo lindi një djalë dhe e quajti Xiowen, dhe në fund të vitit të kaluar paditi familjen e të ndjerit për trashëgimi.
Ajo pretendoi se fëmija kishte të drejtën e një pjese të kapitalit të kompanisë dhe përfitimeve të sigurimit, por nuk mundi të provonte se si ishte marrë, apo nëse i dashuri kishte dhënë pëlqimin që sperma t’i përdorej në procedurën IVF.
Si rezultat, gjykata e rrëzoi padinë ndërsa kjo histori ka pushtuar ballinat e mediave.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, kryesisht Weibo, komentuan rastin e çuditshëm. Individët mendonin se tani familja duhet të reagonte.
“Shpresoj që e veja të paraqesë një kundërpadi”, shkroi një person.
Dhe avokatët dhanë mendimin e tyre. Kështu, thuhet se procedura e fekondimit in vitro në klinikat e licencuara është e ligjshme, por që të dy prindërit duhet të pajtohen – gjë që në këtë rast mbeti e paqartë. /Telegrafi/