Një vajzë e vogël kishte ngecur e varur në rrethojat e tarracës së apartamentit në katin e pestë të ndërtesës në Kinë.
Ajo qëndroi e varur në 22 metra lartësi, ku qafa i kishte ngecur në rrethojat e tarracës në qytetin Chongqing në jug të Kinës, transmeton Telegrafi.
Pamjet amatore të filmuar me telefon, shfaqin fqinjët që ngjiten në tarracë, në përpjekje për ta shpëtuar vajzën 5-vjeçare, që po luftonte për jetë.
Pas disa tentimeve, fqinjët arrijnë ta shpëtojnë, kurse e tërë ngjarja u përcoll me vëmendje nga qindra banorë të lagjes që u mblodhën dhe po vështronin operacionin e shpëtimit.
Vajza e vogël për fat të mirë nuk ka pësuar as lëndimin më të vogël, pavarësisht se i kishte ngecur kokë në rrethoja të hekurta.
Në momentin kur fqinjët po tentonin ta shpëtonin, prindërit e saj kishin dalë për të bërë “shoping” dhe nuk ishin në dijeni se çfarë po ndodhte me vajzën e tyre. /Telegrafi/