Site icon Telegrafi

Kinezët sërish thyejnë rekordet – ndërtojnë super-kompjuterin më të madh në botë!

Bota ka një superkompjuter të ri është aq të fuqishëm sa lë shumë mbrapa të gjithë kompjuterët tjerë.

Ky është kompjuteri më i shpejtë në botë, i ndërtuar nga inxhinierët kinez përmes teknologjisë së çipave poashtu të prodhuar në Kinë.

Teknologjia e re e njohur si Sunway TaihuLight mund të kalkulojë 93 kuadrilion kalkulime në sekond.

TaihuLight ka 41,000 çipa dhe secili prej tyre ka 260 bërthama procesorësh. Me fjalë të tjera, ky kompjuter ka 10.65 milionë bërthama.

Kompjuteri paraprak që ka thyer rekordet si superkompjuter ka qenë Tianhe-2, i njohur ndryshe edhe si Milky Way-2, poashtu i prodhuar në Kinë.

 

Exit mobile version