Thasë me pará për një nga lojtarët më të fortë e më të përfolur np botë. Kina thërret Zlatan Ibrahimoviç dhe për ta bindur që të lërë Evropën është gati të vërë mbi tavolinë një shifër prej 75 milionë eurove neto në vit.
Lajmin e ka dhënë gazeta italiane La Repubblica. Paratë për suedezin nuk i ofron ndonjë klub i Superligës së re, por qeveria kineze, me vetë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Xi Jinping.
Numri një i qeverisë së Pekinit është i çmendur pas futbollit, ka idhull Zlatan dhe e ka kuptuar se, për t’i dhënë shkëlqim programit 10-vjeçar për rivlerësimin e ekonomisë sportive vendase, duhet një lojtar i madh.
Më tepër edhe se Lionnel Messi, i cili në vit fiton nga Barcelona e sponsorët 26 milionë euro.
Në janar e shkurt në kampionatin kinez kanë kaluar lojtarë të kalibrit si Alex Teixeira, Lavezzi, Jackson Martinez, Ramires e Gervinho. Ibra do të ishte qershia mbi tortë.
Në gjithë këtë histori, nuk është e qartë se cila nga 18 skuadrat e kampionatit kinez do ta merrte suedezin. Ndoshta një detaj i vockël për Xi Jinping, e rëndësishme është që të jetë në Kinë.