Telegrafi

Kinë, 22 filiale të tjerë fallco të Apple

Policia vendase njofton se të 22 dyqanet nuk kishin liçencë, ndërsa shtoi se dekori i brendshëm i dyqaneve ishte shumë i ngjashëm me njëri-tjetrin dhe me dyqanet origjinale të Apple.

“Shqetësimi bëhet edhe më i madh, kur shohim përmasat e këtij abuzimi në një qytet kaq të vogël. Imagjinoni, çfarë mund të ndodhë në qytetet e tjera të Kinës”, – është shprehur një zyrtar i lartë i filialeve të Apple në Kinë.

Hetimi për dyqanet që shisnin produkte fallco në Kinë, nisi pas publikimit të disa fotove nga një bloger, të ambjenteve të brendshme të këtyre dyqaneve. /Telegrafi/