Telegrafi

Kina vazhdon censurimin e njerëzve për qasjen në internet

Ky vendim duket të jetë zgjerimi i një politike e cila tashmë është në fuqi për mikro-blogjet, dhe një përpjekje për të ndaluar atë që zyrtarët shtetëror kinez e quajnë thashethem dhe vulgaritet.

Ligji i cili po diskutohet gjatë kësaj jave thotë se njerëzit do të duhet të paraqesin kartat e identitetit të lëshuara nga qeveria, sa herë që ata bëjnë nënshkrimin e kontratave për linja fikse apo mobile për qasje në Internet, raporton gazeta shtetërore.

"Ligji duhet të shoqërojë zhvillimin e internetit për të mbrojtur interesin e njerëzve," deklaroi zëdhënësi i Partisë Komuniste. "Vetëm në këtë mënyrë, internet në vendin tonë mund të jetë më i shëndetshëm, më i kulturuar dhe më i sigurt." / Telegrafi /