Telegrafi

Kina thotë se SHBA ka bërë një “gabim” pasi Biden ftoi Tajvanin në Samitin për Demokraci

Qeveria e Kinës ka akuzuar presidentin amerikan Joe Biden, për “një gabim” në ftesën e Tajvanit për të marrë pjesë në një samit të demokracisë së bashku me 109 qeveri të tjera demokratike.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Tajvani u përfshi në listën e pjesëmarrësve për Samitin për Demokraci që do të mbahet muajin e ardhshëm, listë kjo e cila u publikua të martën nga Departamenti i Shtetit. Tajvani është një demokraci dhe vend vetë-qeverisës, por Pekini pretendon se është një provincë e Kinës.

Të mërkurën, Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit në Kinë, tha se përfshirja e Tajvanit ishte “një gabim” dhe Pekini kundërshtoi “çdo ndërveprim zyrtar midis SHBA-së dhe rajonit të Tajvanit të Kinës”.

“Ky qëndrim është i qartë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që t’i përmbahet parimit ‘një Kinë’ dhe tre komunikatave të përbashkëta”, tha ajo. /Telegrafi/