Ministria e Jashtme kineze ka njoftuar se do të sanksionojë kryetaren e Kongresit amerikan Nancy Pelosi, për shkak të vizitës në Tajvan.
Pelosi kishte realizuar një vizitë në ishull duke zemëruar Kinën, e cila nga mllefi shkrepi pesë raketa balistike në afërsi të Tajvanit gjatë stërvitjeve ushtarake, transmeton Telegrafi.
Ajo është zyrtarja më e lartë amerikanë që vizitoi Tajvanin në 25 vitet e fundit.
Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara e kanë përshkruar përgjigjen kineze ndaj vizitës së Pelosit si “flagrante dhe tejet provokative”.
Kujtojmë që Kina ka pretendime mbi territorin e Tajvanit, dhe prej vitesh e ka kërcënuar se do ta rikthej kontrollin mbi këtë vend, qoftë edhe me forcë.
E veprimin e Kinës e ka dënuar edhe Japonia, që i bëri thirrje menjëherë të ndërprerë stërvitjet ushtarake që po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. /Telegrafi/