Site icon Telegrafi

Kina do të ndjek penalisht mbështetësit e pavarësisë së Tajvanit

Kina do të mbajë penalisht përgjegjës për pjesën tjetër të jetës njerëzit që mbështesin pavarësinë e Tajvanit, tha të premten një zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit.

Kjo është hera e parë që Kina përmend një dënim konkret për njerëzit që mbështesin pavarësinë e Tajvanit, në një kohë kur tensionet po rriten midis Kinës dhe ishullit vetëqeverisës për të cilin pretendon Kina.

Zyra emëroi Kryeministrin Tajvanez, Su Tseng-chang, Kryetarin e Parlamentit Ju Si-kun dhe Ministrin e Jashtëm, Joseph Wu si njerëz që “mbështesin me kokëfortësi pavarësinë e Tajvanit”, duke shpallur për herë të parë publikisht një listë të njerëzve në atë kategori, raporton reuters.

Kina do t’i ndëshkojë këta njerëz duke mos i lejuar ata të hyjnë në vend dhe në rajonet administrative të Hong Kongut dhe Makaos, tha të premten zëdhënësja, Zhu Fenglian.

Personat e listës së zezë nuk do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me subjekte ose njerëz nga Kina, as kompanitë dhe individët që i kanë themeluar nuk do të mund të përfitojnë nga Kina, shtoi ajo.

Politikanët tajvanezë mbështeten kryesisht në donacionet nga kompanitë për të financuar fushatat e tyre zgjedhore. Kompani të shumta tajvaneze po përfitojnë nga të bërit biznes me Kinën.

Kina gjithashtu do të marrë “të gjitha masat e tjera të nevojshme” kundër këtyre njerëzve, tha Zhu.

Ajo theksoi mesazhin që Kina dëshiron t’u dërgojë mbështetësve të pavarësisë së Tajvanit “Ata që harrojnë paraardhësit e tyre, tradhtojnë atdheun e tyre dhe ndajnë vendin nuk do të përfundojnë mirë dhe njerëzit do t’i përçmojnë ata dhe do të dënojnë historinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version