Qeveria kineze në tre vitet e fundit ka mbyllur mbi 13 mijë ueb-faqe me pretendimin për shkelje të ligjeve vendore, shkruan Xinhua, përcjell Telegrafi.
Kritikët e pushtetit thonë se kjo bëhet për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të parandaluar kritikat ndaj partisë në pushtet.
Mirëpo, qeveria kineze thotë se kjo është bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe stabilitetin social duke parandaluar dhe përhapjen e përmbajtjeve të dhunshme.
Me mbylljen e 13 mijë ueb-faqeve janë prekur 10 milionë llogari, mirëpo qeveria nuk dha detaje lidhur me llogaritë, por besohet se u përkasin rrjeteve sociale.
90 për qind e të anketuarve mbështesin përpjekjet e qeverise për të menaxhuar internetin, ndërsa mbi 60 për qind e tyre besojnë se në vitet e fundit ndjeshëm ka pasur një reduktim të përmbajtjeve të dhunshme.
Kina konsiderohet një prej vendeve me censurën më të ashpër online. Ajo deri më tani ka ndaluar qasjen në Facebook dhe Google dhe në disa media botërore. /Telegrafi/