Site icon Telegrafi

Kina pa muajin më të nxehtë në historinë moderne – të regjistruar – gjatë korrikut

Kina pati muajin e saj më të nxehtë në historinë moderne – të vëzhguar – gjatë korrikut, raportoi media shtetërore kineze, duke pasqyruar motin e nxehtë rekord të parë në mbarë botën muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat ishin mesatarisht 23.21 gradë Celsius (73.78 gradë Fahrenheit) muajin e kaluar, duke eklipsuar atë prej 23.17 gradë Celsius në korrik 2017, raportoi transmetuesi televiziv kombëtar i Kinës të enjten.

Dhe kjo është mesatarja më e lartë mujore që kur vendi filloi të përpilonte të dhëna gjithëpërfshirëse në vitin 1961.

Ndërkohë bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë në rekord më 22 korrik, me temperaturën mesatare globale të ajrit në sipërfaqe që arriti në 17.15C.

Ajo që e bën të pazakontë nxehtësinë rekorde të këtij viti është se – ndryshe nga 2023 dhe 2016 – modeli i klimës El Nino, i cili “përforcon” temperaturat globale për shkak të ujërave më të ngrohta se zakonisht në Paqësorin Lindor, përfundoi në prill, por temperaturat nuk janë ulur.

Kjo tregon për ndikimin më të madh se kurrë të ndryshimit të klimës në rritjen e temperaturave globale, thonë disa shkencëtarë.

Në korrik, të gjitha provincat e Kinës kishin temperatura mesatare më të larta se i njëjti muaj i viteve të mëparshme.

Temperaturat në provincat Guizhou dhe Yunnan ishin më të lartat, të ndjekura nga Hunan, Jiangxi dhe Zhejiang, sipas Televizionit Qendror të Kinës (CCTV).

Ngrohja globale i ka bërë ngjarjet e motit në Kinë më intensive dhe të paparashikueshme.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka parë disa nga reshjet më intensive në historinë e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Kina ka parë 25 përmbytje të rëndësishme në lumenjtë kryesorë në “sezonin e përmbytjeve” të këtij viti, më shumë se çdo vit tjetër që nga viti 1998 kur filloi mbajtja e të dhënave, tha të enjten Ministria e Burimeve Ujore. /Telegrafi/

Exit mobile version