Telegrafi

Kina me 564 milionë përdorues të internetit, 420 milionë nga pajisjet mobile

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të monitoruar qytetarët e saj në internet dhe duke e kufizuar qasjen në përmbajtje armiqësore, siç i cilëson shteti kinez, rritja e konsiderueshme e numrit të përdoruesve të internetit ishte domethënëse sidomos tek përdoruesit që qasen në shërbime online nga telefonat e tyre mobil.

Numri i përdoruesve kinezë që qasen në internet nga telefonat dhe tabletët është rritur për 18.1 për qind, dhe tani arrin totalin prej 420 milionë përdoruesve. Kjo shifër përbën 75 për qind të bazës së gjithë përdoruesve të internetit në Kinë. / Telegrafi /