Kina ka kufizuar qytetet më të vogla në vend nga ndërtimi i “ndërtesave super të larta”, si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të goditur “projektet vetëm për famë”.
Ndryshe, siç vë në pah BBC, vendi është hapësira e disa prej ndërtesave më të larta në botë, duke përfshirë Kullën e Shangait, e cila ka 128 kate.
Por raportet lokale vunë në pikëpyetje nevojën e qyteteve me densitet të ulët për të ndërtuar rrokaqiej, duke sugjeruar se ato ishin ndërtuar për kotësi dhe se nuk ishin praktike.
Tashmë ekziston një ndalim ekzistues për ndërtesat më të larta se 500 metra.
Njoftimi u prit kryesisht me miratim në faqen e mediave sociale kineze Weibo, me shumë që deklaruan se rrokaqiejt super të lartë “nuk nevojiten… ata janë thjesht mashtrim”.
Zhang Shangwu, nënkryetar i Kolegjit të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban të Universitetit Tongji ka thënë se “çdo ndërtesë synon të jetë një pikë referimi, dhe zhvilluesit dhe planifikuesit e qytetit përpiqen ta arrijnë këtë qëllim duke shkuar ekstreme në risi dhe çuditshmëri.”
Çfarë thonë rregullat e reja?
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të martën, Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave thanë se qyteteve me popullsi më pak se tre milionë njerëz do të kufizohen nga ndërtimi i rrokaqiejve më të lartë se 150 metra.
Ata me popullsi më të madhe se kaq do të kufizohen nga ndërtesat më të larta se 250 metra.
Ministria sqaroi se përjashtime të veçanta do të duhej të kërkoheshin nëse një qytet me një popullsi urbane prej më pak se tre milionë dëshiron të ndërtojë një rrokaqiell më të lartë se 150 metra.
Megjithatë, ata në asnjë rrethanë nuk do të mund të ndërtonin një ndërtesë më të lartë se 250 metra.
Në mënyrë të ngjashme, qytetet me një popullsi urbane mbi tre milionë, në rrethana të caktuara, mund të aplikojnë për të ndërtuar një rrokaqiell më të lartë se 250 metra, por me një ndalim të fortë për ndërtesat mbi 500 metra.
Dhe ata që miratojnë projekte që shkelin këto rregulla të reja do të mbajnë “përgjegjësi të përjetshme”. /Telegrafi/