Site icon Telegrafi

Kina i jep fund politikave kufizuese sa i përket krijimit të familjes, më herët çiftet lejoheshin të sillnin në jetë dy fëmijë – tani do të mund t’i kenë nga tre

Kina ka njoftuar se do të lejoj çiftet të sjellin në jetë deri në tre fëmijë, duke i dhënë kështu fund politikave kufizuese që më parë lejonin sjelljen në jetë deri në dy fëmijë.

Siç raporton BBC, ky ndryshim është aprovuar edhe nga presidenti kinez Xi Jinping, e ky ndryshim vjen pas një dekade kufizimi sepse Kina aktualisht është në nivelin më të ultë të shtimit të popullatës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu po ndodh si rezultat i presionit të vazhdueshëm mbi Pekinin, që të zbut masat për çiftet që kërkojnë të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin rënien e numrit të qytetarëve të këtij vendi.

Një raport i publikuar muajin e kaluar, tregon se rreth 12 milionë foshnje kanë lindur gjatë vitit të kaluar në Kinë, një rritje shumë e vogël nga 18 milionë sa ishte në vitin 2016 dhe pikërisht për këtë po konsiderohet si përqindja më e vogël që nga viti 1960. /Telegrafi/

 

Exit mobile version