Telegrafi

Kina ekzekuton çiftin që hodhi për vdekje dy fëmijë nga dritarja

Kina ka ekzekutuar një çift që hodhi për vdekje dy fëmijë nga dritarja e një pallati.

Zhang Bo – babai i fëmijëve – dhe Ye Chengchen u shpallën fajtorë më parë për vrasjen e vajzës dy vjeçare dhe djalit një vjeçar në vitin 2020, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, Zhang kishte filluar një lidhje me Ye dhe më vonë u divocrua nga gruaja e tij dhe filloi të bënte një plan për të vrarë fëmijët e tij.

Gjykata e Lartë e Kinës i kishte quajtur motivet e çiftit si “jashtëzakonisht dashakeqe” dhe “mizore”.

Çifti u ekzekutua në qytetin jugperëndimor të Chongqing të mërkurën. Nuk është e qartë se si u krye ekzekutimi, megjithëse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht me injeksion vdekjeprurës ose një skuadër pushkatimi.