Telegrafi

Kina e para për internet

Më shumë se një e treta e banorëve të Kinës kanë internet. Dhe kjo është një shifër mbresëlënëse, duke marrë parasysh regjimin komunist të këtij vendi, i cili ka politika të rrepta sa i përket shfletimit të faqeve të caktuara në internet, të cilat sipas qeverisë vendore janë politikisht jo-korrekte dhe të njëjtat ndërhyjnë në moralin e banorëve të këtij vendi.

Numri i përdoruesve të internetit gjatë muajit nëntor ishte rritur për 30 milionë shfrytëzues të rinj kinez.

Krahasuar me vitin e kaluar, në Kinë ka rreth 20.3 për qind më shumë përdorues të rrjetit global të komunikimit. / Telegrafi /