Telegrafi

Kina e bllokon qasjen në Gmail

Bllokimi i Gmail filloi të premten e kaluar dhe veprimi ka ngjallur zemërim dhe zhgënjim në mesin e shumë përdoruesve të internetit në Kinë.

Të dhënat nga Google tregojnë se trafiku në Gmail ka rënë në zero nga serverët kinez.

Hapi i ri në bllokimin e Gmail ka pasoja që shkojnë përtej bërjes më të vështirë për përdoruesit të hyjnë në emailin e tyre personal. Disa kompani të huaja madje e përdorin Gmail-in si shërbimin e tyre të postës elektronike.

Tani, për tu qasur në Gmail në Kinë, kompanitë do të duhet të sigurohen që punonjësit e tyre të kenë qasje në softuerin e njohur si VPN, apo rrjetin virtual privat, të cilin qeveria kineze gjithashtu është duke u munduar ta ndalojë, raporton New York Times. (Telegrafi)