Telegrafi

Kina do ta blejë Facebook-un?

Cilado qoftë arsyeja, duket se Kina – apo më saktësisht, një nga fondet e mëdha investuese të Kinës – është duke u përpjekur për të blerë një pjesë të rëndësishme të aksioneve në Facebook.



Një raport i Business Insider përmend një burim lidhur me “një fond që planifikon të blejë aksione nga ish-punonjësit e Facebook", të cilët kanë plan të mblidhen bashkë dhe të kenë një ndikim më të madh me pjesën e tyre të aksioneve në këtë platformë.

Mirëpo, nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë Business Insider thotë se nuk kemi nevojë të brengosemi, sepse “kjo do të ishte një blerje e aksioneve në kompani, e cila nuk do të vlejë me votë, si dhe e njëjta nuk nënkupton që aksionarët e rrjetit social do të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve. / Telegrafi /