Paris Saint Germain ka humbur ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit 3-1.
Edhe pse shpresonin në një rikthim të ndeshjes, parisienët u goditën nga lëndimi i yllit të tyre kryesor brazilianit Neymar.
Neymar u lëndua ndaj Marseilles në kampionat dhe me gjasë nuk do të luaj ndaj Real Madridit në ndeshjen kthyese.
Por mbrojtësin e talentuar të Parisit, Presnel Kimpembe po e bezdisë fakti që po përmendet shumë emri i Neymarit.
Në një intervistë për të përditshmen franceze ‘Le Parisien’, Kimpembe ka thënë se do ta eliminojnë Realin edhe pa Neymarin.
“Është edhe një ndeshje e kthimit dhe ne kemi shanset tona për të kaluar tutje”, ka thënë Kimpembe.
Në momentin që mbrojtësi u pyet rreth mungesës së Neymar ai u bezdis shumë.
“Përsëri Neymar? Neymar këtu, Neymar atje… Nuk e di se çfarë të them, nëse nuk do të jetë nuk do të jetë”.
“Trajneri do të vendosë lojtarë tjerë për ta zëvendësuar atë. Kemi lojtarë shumë të fortë”.
“Neymar është shumë i rëndësishëm për skuadrën por edhe pa të do ta eliminojmë Realin”, ka përfunduar Kimpembe. /Telegrafi/