Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, inspektoi përpjekjet e rimëkëmbjes në një fshat të përmbytur, vizita e tij e fundit në zonat e dëmtuara nga tajfunët e fundit, ndërsa motra e tij u rishfaq në publik për herë të parë në rreth dy muaj, thanë të premten media shtetërore.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, “Kim vlerësoi shpejtësinë e punës së rindërtimit në Qarkun Kimhwa në juglindjen e vendit gjatë vizitës me Kim Yo Jong, njoftoi KCNA”.
Ai foli për stuhitë dhe katastrofat e tjera natyrore, duke thënë se “ky vit ka qenë i paprecedentë për nga vështirësitë”.
Ndërkohë Kim e re, e konsideruar e dyta në komandë de facto, besohet të jetë në fillim të të 30-ave dhe është e afërmja e vetme e ngushtë e liderit me një rol publik në politikë.
Ajo u bë e shquar me retorikën e saj të ashpër kundër Koresë së Jugut.
Stuhitë e verës dhe përmbytjet kanë goditur Korenë e Veriut, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke ngritur shqetësime për një përkeqësim të mungesave kronike të ushqimit të vendit.
Në javët e fundit media shtetërore tha se Pyongyang kishte zbuluar “gabime” në përpjekjet e saj për të luftuar COVID-19 dhe Kim ofroi një falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut në ujërat pranë bregut perëndimor të gadishullit. /Telegrafi/