Telegrafi

Kim Jong-un u përplas me një pemë – drejtuesin e varkës e pret dënim i ashpër

Pamje të rralla shfaqen nga shteti komunist i Koresë së Veriut.

E aq më pak kur bëhet fjalë për presidentin koreano-verior, Kim Jong-un, i cili u gjend në një pozitë të pa përshtatshme.

Në fakt, varkëtari e drejtoi aksidentalisht varkën drejt një dege peme dhe ngatërroi flokët e udhëheqësit koreanë.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër lideri korean dhe raportohet se ka marrë masa ndaj varkëtarit.

Mediat nuk tregojnë se si u ndëshkuar drejtuesi i varkës, por në të kaluarën raste të ngjashme, masat kanë qenë fatale.

Ndryshe, Kim Jong-un në të kaluarën i ka ndëshkuar me vdekje edhe pjesëtarët e familjes. /Telegrafi/