Telegrafi

Kim Jong-un thotë se Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë forcat bërthamore

Kim Jong-un tha se Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë forcat e saja bërthamore.

Gjatë një fjalimi në përvjetorin e Luftës Koreane, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se vendi është plotësisht i përgatitur për çdo lloj konflikti ushtarak me SHBA-në, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

SHBA-ja paralajmëroi muajin e kaluar se Koreja e Veriut po përgatit testin e saj të shtatë bërthamor.

Testimi i fundit i tillë është mbajtur në atë vend në vitin 2017. Mirëpo, ndërkohë ka pasur një rritje të tensionit në Gadishullin Korean, shkruan BBC.

Përfaqësuesi special i SHBA-së në Korenë e Veriut, Sung Kim, tha se vendi kishte testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit – 31, krahasuar me 25 në 2019, një vit rekord për teste të tilla.

Në qershor, Koreja e Jugut iu përgjigj kësaj situate dhe lëshoi tetë raketa të veta.

Kim Jong-un tha në festimin e Ditës së Fitores se qeveria dhe ushtria e presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol do të fshihen nëse ai fillon sulme parandaluese.

Edhe pse Lufta Koreane (1950-1953) përfundoi me një armëpushim, Koreja e Veriut pretendon se SHBA-të e fituan atë. Dita e Fitores festohet çdo vit me parada ushtarake dhe fishekzjarre. /Telegrafi/